Apeli i ministrit të Merkel: Rruga drejt BE-së plot sfida. – Stop blerjes së votës. –
Apeli i ministrit të Merkel: Rruga drejt BE-së plot sfida. – Stop blerjes së votës. –
“Rruga drejt anëtarësisë në BE është plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e pavarësinë e gjyqësorit”.
Kështu ka deklaruar reporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Christian Schmidt.
Më tej, Schmidt ka deklaruar se matës për hapat e mëtejshëm drejt BE-së do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi, të cilat duhet të mbahen të lira dhe pa blerje votash.
“Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve. Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE!” vijon më tej Schmidt në deklaratën e tij.
Apeli i zyrtarit gjerman vjen një ditë para protestës së njoftuar të opozitës.
Christian Schmidt është ministër në qeverinë e Angela Merkel dhe vizitoi Shqipërinë në nëntor të 2016-ës.
Një muaj më parë Schmidt u zgjodh raporter për Shqipërinë nga grupi parlamentar, funksion që ishte mbajtur Thorsten Frei.
Deklarata e plotë:
Mbi situatën aktuale në Shqipëri: Rruga drejt anëtarësisë në BE është plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e pavarësinë e gjyqësorit.
Rruga e nisur me vetingun po jep frytet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.
Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve. Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE!
Gazeta Shqiptare.