Apeli i Sorecës: – Reformë zgjedhore me opozitën
9 Nentor 2023
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministren Belinda Balluku, bëri një apel për mazhorancën.
Soreca i kërkoi mazhorancës që reforma zgjedhore të bëhet së bashku me opozitën.
Ai deklaroi se mes të dyjave palëve politike duhet kryer dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.
“Komisioni e njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë proces në reforma, duke përfshirë reformën në drejtësi. Ne njohim plotësisht rolin që Shqipëria ka luajtur në këshillin e sigurimit jo vetëm në përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë por Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për integrimin në BE.
Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve. Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksoi ambasadori i BE-së.
/ CNA