Arabia Saudite hap kinematë pas 40 viteve, ja filmi i parë që do shfaqet. –
Arabia Saudite hap kinematë pas 40 viteve, ja filmi i parë që do shfaqet.-
Nga Jola Alimemaj
Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë komerciale pas 40 vjetësh duke shfaqur privatisht filmin e Hollywoodit, Black Panther.
Ceremonia e shfaqjes së filmit më 18 prill në kombin konservativ të Gjirit Arab ka ardhur para lansimit zyrtar edhe për publikun më 20 prill.
Kjo ngjarje në kryeqytetin Riad, ka theksuar ndryshimet drastike që po ndodhin nën udhëheqjen e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman, i cili ka premtuar se do të hapë shtetin në aspektin kulturor dhe do të reformojë ekonominë.