Aranita Brahaj

Aranita Brahaj: – Çfarë duhet të (mos)bëjë Qeveria, dhe disa pyetje Ministrisë së Shëndetësisë

16 mars 2020

Drejtoresha e Open Data Albania rradhiti disa nga mënyrat si duhet të sillet qeveria në këto ditë karantinimi nga koronavirusi Covid-19. Arianita Brahaj gjithashtu i ka nisur një letër ministrisë së Shëndetësisë ku i kërkon të informohjë mbi masat e marra për këtë situatë që po kalon vendi.

Çfarë duhet të (mos)bëjë Qeveria 

Çfarë duhet të (mos)bëjë Qeveria. Llogaridhënie për masa të dyanshme Publik dhe Qeveri
• Kryeministri të lërë Institutin e Shëndetit Publik të mësojë njerëzit si lahen duart, si drejtues Shteti duhet të urdhërojë Mbrojtjen Civile të evidentojë grupet në nevojë ekstreme për ushqim, të shikojë mundësinë për rritje kapacitetesh në Rezervat e Shtetit. Të telefonoj kryeministrat e vendeve që mund të na dhurojnë apo shesin: tampon, pajisje për terapi intensive, mjete për mbrojtje shëndetësore. Uria është pasojë e karantinës duhet parandaluar. Terapia Intensive duhet krahas karantinës. Qeset me ushqim nuk po i shohim ende. Të bëjë llogaridhënie si do ushqehen ata që nuk kanë të ardhura apo janë të izoluar pa rezerva në zona larg qendrave. Mbrojtja civile nuk mund të bëjë pushim si feste vere, as luksin të karantinohet nuk duhet ta ketë.
• Ministri i Shëndetësisë të mos dalë për masa të qarkullimit rrugor por të negociojë maximalisht të kontaktojë çdo tregtarë apo shtet që mund të na sjellë pajisje të terapisë intensive shtesë. EU nuk eksporton më asgjë. Për qarkullimin flet drejtori i Qarkullimit rrugor të mos harxhojë frymë shëndetësia.
• Ministri i Financave të mos dalë të flasë për gjoba tatimore me ato merret Drejtori i Tatimeve të dalë të thotë strategjitë e mundshme për përballim të situatave me financimet publike. Të na vërë një numër llogarie në dispozicion që ti paguajmë kontributet dhe tatimet me e Banking e pa barkod.
• Ministria e Shëndetësisë të respektojë mundimin e Gazetarëve që raportojnë nga terreni, të lejojë pyetje duke e bërë konferencën ditore në oborr e duke mundësuar edhe komunikim. LLOGARIDHENIE me gazetaret.
• UKT dhe OSSHE të paktën tarifat mujore në muajin karantinë ti zerojë. Kaq mund ta bëjnë këto shoqëri publike.
• Sigurimet Shoqërore të lehtësojnë aplikimin e asistencës për të gjitha vendet e punës që mbyllen si pasojë e situatës. Nëse një punonjës është i siguruar por biznesi është i pamundur ti garantojë vendin e punës atëherë çdo kujt i lind e drejta e mbrojtjes me asistencë. Buxheti i Shtetit duhet të parashikojë subvencion për Institutin dhe Ministria e Financave të fillojë përllogaritjet.
• Guvernatori i Bankës të urdhërojë bankat të mos aplikojnë kontroll me skaner të mbyllur në hyrje të degëve që do hapen nesër, skaneri i mbyllur i sigurisë është objekt kontaminimi. Të hapen dyert e zakonshme.

Pyetjet 

Kërkesë për Informim mbi masa kapacitete import terapi intensive Covid 19
KËRKESË PËR INFORMIM
Lënda: Kërkesë për Informim mbi masa kapacitete import terapi intensive Covid 19
Për: Ministrinë e Shëndetësisë Zonja Ogerta MANASTIRLIU – Ministre
Nga: Together for Life (OJF) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF

E nderuar zonja Ministre,

Duke shprehur konsideratë dhe duke uruar rezultate pozitive në punën tuaj, në emër të dy organizatave Together for Life (OJF) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF, po parashtrojmë kërkesën për informim si më poshtë. Kërkesa synon të nxisë transparencë, llogaridhënien dhe besimin publik.
Konkretisht kërkohet informacion sa janë rritur kapacitetet me mjete logjistike në javën e fundit. Cilat janë marrë masa për blerje dhe import të pajisjeve për terapi intensive, në sa raste janë bërë dhurime dhe a është kërkuar ndihmë nga Kina (e cila nuk e ka mbyllur ende exportet) për aparatura të terapisë intensive si vijon:
1. Aparate Respirator;
2. Monitor Pacienti;
3. Shtrat i Lëvizshëm për Terapi Intensive;
4. Shiringa Elektrike;
5. Linja furnizimi me Oksigjen air dhe vakum
6. Defibrilator
7. Elektrokardiogramë. etj

Në përfundim qëllimi i kësaj kërkese është informacion mbi kushtet dhe garancitë për Terapi Intensive.
Lutem na përcillni përgjigjet sipas pikave në adresën tonë të emailit duke bërë edhe përditësim të përgjigjes në ditët në vijim. Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese!
Mbetemi në pritje,
Me respekt
Eglantina BARDHI – Drejtore Ekzekutive shoqata Together for Life ebardhi@togetherforlife.org.al
Aranita BRAHAJ – Drejtore Ekzekutive Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF aranita.brahaj@ais.al