Aranita Brahaj: – PD ka qenë nën presion ndërkombëtar, të shkëputemi nga teoritë e superfuqive
Aranita Brahaj: – PD ka qenë nën presion ndërkombëtar, të shkëputemi nga teoritë e superfuqive
21 Mars 2022
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Aranita Brahaj drejtuese e Open Data u shpreh se çështja duhet parë përtej Bashës si një humbës të zgjedhjeve dhe Berishën si një fitues.
Ajo tha se duhet të dilet nga teoria e superfuqive, pasi janë skematike dhe se PD-ja dhe lidershipi i saj ka qenë nën një presion ndërkombëtar
Brahaj: Mendoj se ky është një test për t’i bërë partitë që të lëvizin. Mendoj se çdo lëvizje që përmirëson forumet djathtas do të bëjë të njëjtën gjë edhe majtas, edhe pse PS tashmë është në pushtet dhe është më komode.
Unë mendoj se përtej që ta shohim Bashën si një humbës të zgjedhjeve dhe Berishën si një fitues dhe si një non grata. Duhet të shkëputemi nga teoritë e superfuqive. Jep apo nuk jep një superfuqi atje, për mua është shumë skematike. PD-ja dhe lidershipi i saj ka qenë nën një presion ndërkombëtar dhe shumë vendime kështu i ka marrë.
Nga OraNews