
Aranita Brahaj perkthen nje Poezi te Nobelistes Louise Glück.

Louise Glück
Aranita Brahaj perkthen nje Poezi te Nobelistes Louise Glück.
AVERNO
Ëndërrues shpirti në një cep
Tek skaji tjetër frikë për njerëz,
Vdekja përpirës-e gropë ndërmjet!!
Vajza të reja aty më pyesin
Nëse Averno është sigurt e qetë
Se ftohtë këtu, e shkojmë për Jug
Por jo për gjatë njëra nënqesh.
U them “sigurt” sa kudo gjetkë!
Dhe mirë ju vjen kur e dëgjojnë.
Por tash askund kjo botë s’rri qetë.
I hipën trenit edhe zhdukesh,
Në xham shkruan emrin por s’dimë a je.
Se vende ka kudo si ky
Vende ku shkon si vajzë e re
E s’kthesh më kurrë nga andej.
Si fushe e njomëz që flakë i vunë
Dhe vajza ikur
Mbase s’është më
E s’dimë as si, qysh e asgjë.
Në pamë ca shkrumb
U dogj një fushë.
E pam me sy, të djegur, thatë.
Për vajzën themi ish, po a është
Se kështu është jeta
Pafat i saj
Por vajzat lumtur Jugun ëndërrojë …
Nga brenda thërras mos shko rri larg.
Ato emrat shkruajnë në xham
Po ikni vajza me mënd po flas
Po ikni veç emra lini nga Pas.
* * *
V.O. Averno, poezi e Louise Glück, Poete Amerikane fituese çmimit Nobel në Letërsi, 2020.
Shqipërimi eshte bere në pak minuta. Titulli mund të ishte përshtatur në Shqip edhe si Otranto, Shkëmbi i Vajës, Pafati i Saj.
Hera e fundit që kam shqipëruar një tekst letrar daton 1998 (student). Krejtësisht amatore dhe e pa ushtruar, mirëpres edhe përmirësim rreshti apo strofe.
Në njohuritë e mia Louise është një autore e panjohur në gjuhën Shqip-e.
(A. B.)