Arapët e Polenës, riti i rrallë i djemve të maskuar, Sela: Imazh gjysmë njerëzor e gjysmë totemik

03/09/2020         

Arapët e Polenës, një rit i rrallë i zonës së Polenës në Korçë vjen tashmë i dokumentuar në çdo etapë, duke nxjerrë në pah një shfaqje të veçantë popullore me zanafillë pagane që i ka mbijetuar kohës.
Ndonëse fillesa e tij humb në mjegullën e shekujve, simbolikat e lidhin me kultet. Riti i veçantë qe përben nje trashëgimi te vyer shpirtërore te zonës, nuk është i dokumentuar me video, por rrok personazhe te ndryshme dhe shtresëzime kulturore.

Vetë termi arapë, nuk ka të bëjë me kulturën e lindjes së largët, se sa me vetë imazhin.

Një prej shpjegimeve qe ka te beje me ritin qe përfshin gjithë fshatin, është përzënia e dimrit.
Pos ne Polenë te Korçës, riti gjendet edhe ne malesine e Sharrit, ne Maqedoninë e veriut, fshatrat e Greqise ne kufi me Shqipërinë e ne Sardenje, ndërsa Hungaria e ka regjistruar ne Unesco. Ne vendin tone, udhëtimi i tij është ndërprerë disa here.

Vete realizimi i maskës përben një rit qe me brezat mezi eshte ruajtur, duke përdorur lëkurën e kafshëve dikur material baze për shumëçka. Megjithe kete, lajmi i mire eshte se riti aplikohet nga te rinjte, duke mos e rrezikuar. Ne fund te studimit, kërkuesja shkencore, Jonida Sela ka botuar me Berkun, nje katalog, që shërben si dëshmi dokumentare e shfaqjes së Polenës.

Gazeta Koha e Jone