Arben Ahmetaj, intervistë nga arratia. – Akuzat e SPAK, pazaret e oligarkeve me Ramen dhe Veliajn
31 Janar 2024
Të enjten në mbëmje, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do japë një intervistë për Çim Pekën.
Sipas Pekës, Ahmetaj do bëjë akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe pazaret e oligarkëve me Ramën e Veliaj.
Pritet që Ahmetaj të rrëfejë detaje nga marrëdhënia me Ramën dhe pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pasi urdhërarrestit.
Ahmetaj, i cili nuk ka folur që nga koha që ka ikur në arrati pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij pas hetimit pasuror të bërë nga prokurori Altin Dumani.
Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Postimi i plotë i Çim Pekës:
“E Enjte 20.45! “Shperthen Arben Ahmetaj”.
Jo thjesht pergjigje, por akuza te renda per Edi Ramen.
Kush jane pronaret reale te inceneratorit te Tiranes.
Pazaret e oligarkeve me Ramen dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndane me Edi Ramen?
Pse vendosi te mos kthehet ne Shqiperi pas vendimit per arrest? Dhe kercenimet me jete… Nje rrefim si kurre me pare”, shkruan Peka.
CNA