Arben Ahmetaj ka fituar azil në Zvicër, po jeton në shtëpi luksoze
Mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel u diskutua zbardhja e 6 vrasjeve nga policia me ndihmën e të të penduarit, Artan Tafani.
Analisti Arian Curri bëri një zbulim që askush nuk e priste dhe tregoi më shumë detaje mbi vendndodhjen e Arben Ahmetajt.
“Është fare ordinere që një gjyqtar dhe një prokuror të mos merren vesh e të përplasen në gjykatë për çështje të tilla.
Por më shumë ordinere është që këta njerëz janë drogaxhinj, fusin kokën në mall, pijnë drogë dhe kështu nuk i funksionojnë mirë 2 gjëra, truri dhe instiktet. Në momentin që këta çorientohen, vijnë një moment e bëjnë gabimin.
Pra, shkojnë një pikë valutore, vjedhin lekë për drogë, e kështu bien aksidentalisht në polici. Është ordinerllëk i madh. Kjo lidhet me krizat e njeriut në faza të tilla tranzicioni.
Dje pyetën Dumanin për Arben Ahmetajn, dhe del kryeprokurori i SPAK e thotë nuk e di ku është, megjithatë do ketë surpriza.
Nëse neve ai na thotë, ku shkon dosja, se çfarë ka bërë Arben Ahmetaj, se sa kanë qenë biznesmenët dhe sa para i kanë dhënë Arben Ahmetajt, të cilët janë akoma të lirë, madje njëri më tha “ç`thua mo, unë s`jam jashtë, jam në filan vend, hajde të pimë kafe” dhe del Dumani e thotë nuk di ku është Ahmetaj. Por ja ta ndihmojmë, Arben Ahmetaj ka fituar azil politik në Lugano të Zvicrës. Janë burime të mia të sigurta dhe shumë shpejt do zbulohet. Sigurisht dhe këta e dinë, por duan të na bëjnë për budallenj.
Madje Ahmetaj ka pasur dhe kohën e duhur, për të rregulluar banesën që është shumë dinjitoze për staturën e Ahmetajt. Dhe ka qenë e gjitha një strategji e ndihmuar dhe nga brenda për të thënë që është në Angli.
Në Angli ishte shumë pak ose aspak sa për të zhvendosur vëmendjen.
Kështu që Drejtësia të mos bëjë lojëra fjalësh se Shqipëria është vend shumë i vogël dhe merret vesh çdo gjë,” tha Curri.
Gazeta Shqip