Arben Malaj del me apelin e fortë drejtuar qeverisë

26 DHJETOR 2020

Arben Malaj ka kërkuar nga qeveria që të ndihmojë me një paketë të tretë bizneset për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19. Malaj pret që viti 2021 të jetë më i mirë sesa ky që po lëmë pas.

“Nëse flasim për bilance, bilancet e biznesit janë vende pune që mbyllen dhe që kalojnë në pasivitet. Qeveria aplikoi vetëm dy paket që kishin paqartësinë e tyre dhe munguan paketat në ndihmë të biznesit, nuk u arrit që biznesi i vogël të mund të amortizonte goditjet që pati. Ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë. Unë besoj që paketa e tretë duhet të ishte e domosdoshme, vendet e tjera po kalojnë tek paketa e katërt. Nuk abuzoj kur them që paketa duhet në të njëjtën madhësi si në Gjermani e Francë. Duhet të ketë politika specifike, nëse flasim për fasonet, duhet të shohim se çfarë mund të ulim tek kostot e prodhimit,” tha Malaj në “Vizion Plus”.

Nga: Gazeta Sot