Arben Malaj thirrje publike kryeministrit Rama: – Kjo nuk është produktive
Arben Malaj thirrje publike kryeministrit Rama: – Kjo nuk është produktive
14 KORRIK 2021
Ish-ministri i financave, Arben Malaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Malaj u shpreh se kryeministri mban një qëndrim përçmues në të gjitha konferencat kundrejt Kosovës.
Ish-ministri i bëri thirrje publike Ramës që mos synojë të zvogëlojë për përfitime personale lidershipin aktual që përfaqësojnë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi , pasi kjo nuk është produktive.
“Lidhur me deklaratat e Ramës, e para që dua të theksoj është qëndrimi përçmues që ai mban ndaj Kosovës në të gjitha konferencat. Edhe në këtë rast ai e identifikoi Kosovën si pjesë të problemit dhe si mungesë të dëshirës së lidershipit politik kosovar në procesin e integrimit. Në mënyrë publike thirrja ime publike për Ramën është mos synoni që për përfitime personale të imazhit të zëvendësoni, të zvogëloni dhe pengoni lidershipin aktual që përfaqësojnë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi duke marrë ju autorësinë e përfaqësimit të kombit shqiptar. Kjo nuk është produktive”, u shpreh ai për Ora News.