
Arbëreshët rikthehen në Krujë, kujtohet 555 vjetori i çlirimit të qytetit

Arbëreshët rikthehen në Krujë, kujtohet 555 vjetori i çlirimit të qytetit
Arbëreshët rikthehen në Krujë, kujtohet 555 vjetori i çlirimit të qytetit
Nga OraNews
24 Prill 2022
Pasardhës së gjakut të Skënderbeut, arbëreshët e Italisë u rikthyen në Krujë.
Erdhën për të përkujtuar çlirimin e qytetit dhe 555 vjetorin e fitores së ushtrisë së Skënderbeut kundër forcave osmane.
Ky manifestim i përvitshëm mban emrin “Vallja e Fitores”.
Arbëreshët e kanë praktikuar për më shumë se pesë shekuj pas shpërnguljes në Itali.
Ndalni vajtimin për të rënët dhe shijoni gëzimin e fitores, ka qenë mesazhi i kësaj feste.

Arbëreshët rikthehen në Krujë, kujtohet 555 vjetori i çlirimit të qytetit
“Pa Gjergj Kastriotin nuk do të kishte Shqipëri.”
Pasardhës së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, thonë se vijojnë të mbajnë gjallë traditat.
“Unë kam gjakun e Skëndërbeut, kam gjakun arbëresh, kam gjakun shqiptar.”

Arbëreshët rikthehen në Krujë, kujtohet 555 vjetori i çlirimit të qytetit
Me rastin e 555 vjetorit të çlirimit të tretë dhe përfundimtar të Krujës u përurua busti i komandantit të ushtrisë arbërore, Tanush Topia dhe sheshi me të njëjtin emër në oborrin e brendshëm të kështjellës së Krujës.
Beteja për çlirimin e Krujës nisi në Ditën e Pashkës, më 22 prill 1467 ndërsa ditën e tretë të betejës së përgjakshme, të martën, më 24 prill 1467, ushtria arbërore korri fitoren e lavdishme.

Arbëreshët rikthehen në Krujë, kujtohet 555 vjetori i çlirimit të qytetit