“Ardi Veliu kishte 3-4 oligarkë që i vinin te shtëpia”. Gazetari i njohur bën deklaratën e papritur për ish-kreun e Policisë së Shtetit: – Ai futi në sherr 2 ministra!
“Ardi Veliu kishte 3-4 oligarkë që i vinin te shtëpia”. Gazetari i njohur bën deklaratën e papritur për ish-kreun e Policisë së Shtetit: – Ai futi në sherr 2 ministra!
6 TETOR 2021
Gazetari Elton Qyno u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Ora e Betit’, se Veliu kishte 3-4 oligarkë që i vinin te shtëpia, individë që ndërtojnë rreth e qark unazës.
Ai tha se ky është zyrtari i parë që kishte krijuar konflikte me dy ministrat; Sandër Lleshajn që nuk e pyeste fare dhe me Bledi Çuçin.
“Veliu kishte 3-4 oligarkë që i vinin te shtëpia, këta që ndërtojnë rreth e qark unazës. Ishte ky efektivi që dilte në përgjimet e Ndraghetës që merrte sallamin e derrin. Ky nuk e kishte mirë vetëm me Ramën, por edhe me tarafin e tij që lëvronte lekët.
Ky është zyrtari i parë që kishte krijuar konflikte me dy ministrat; Sandër Lleshajn që nuk e pyeste fare dhe me Çuçin, sepse kishte linjë direkte me Ramën që e detyroi të jepte dorëheqjen.”, tha Qyno.
Gazeta Sot