Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj
2 Shtator 2022.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka lidhur largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano me kontejnerin e drogës. Sipas tij atë nuk mund ta hiqte kurr askush tjetër përveç kryeministrit.
Ndër të tjera Berisha thotë se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj.
Sali Berisha: Unë nuk kam respekt mbi Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik. Thonë se largimi i tij kishte lidhje me kontejnerin që u la 5 muaj në port derisa të dilte kokaina. Thuhet tjetra ky takoi Jeton Lamin i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj. Zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte kurr askush tjetër përveç kryeministrit. Ka rregulla policia e shtetit. Ky u hoq për afera të ramës. Ardi Veliun e ka heq për veten e tij për familjen e tij.
Nga OraNews