“Ardian Dvorani është bërë si Monument Kulture, si Ura e Tabakëve,…”. Ose voto një prokuror nga Vlora ‘o rashë e vdiqa.
“Ardian Dvorani është bërë si Monument Kulture, si Ura e Tabakëve,…”.
Ose voto një prokuror nga Vlora ‘o rashë e vdiqa’.
17 DHJETOR 2020
Në seancën parlamentare të ditës së sotme, deputeti Myslim Murrizi deklaroi se nuk do të votojë në kundërshtim me Kushtetutën me porosi të një ambasade apo ambasadori, ndërsa po fliste për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
“Neni 125 i Kushtetutës thotë qartë, KED-i i famshëm i Ardian Dvoranit që është bërë si Monument Kulture, si Ura e Tabakëve, ka ardhur në 2005-ën dhe ka 15 vjet që rri në detyrë pa mandat, detyron Kuvendin ose voton një prokuror të Vorës o rashë e vdiqa”, tha ai.
“Nga halli po e votoni edhe këtë por nuk e doni. Këtë lloj votimi nga halli por që s’është në sinkron me atë që kërkojnë shqiptarët dhe atë që duhet të jetë realisht më kujton një thënie paksa vulgare të hershme të një gruaje në pazar që tha mua më ka gjetur belaja duke qenë zemërbardhë ‘mos ia prish këtij mos ia prish atij ngela pa bërë një fëmijë me burrin tim’. Nuk e di se çfarë halli keni por të ngarkoni SPAK-un me krime imagjinare zgjedhore, është që SPAK-u të mos funksionojë. Ne sot kemi në rend dite për të votuar edhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Ose përveç ndërkombëtarëve, të cilët s’e di që flasim jerm. Dhe unë nuk votoj në kundërshtim me Kushtetutën me porosi të asnjë ambasade apo ambasadori, cilido qoftë ky. Ose janë të painformuar ose janë në delir që duan të arrijnë një gjë për të detyruar Kuvendin që të votojë në kundërshtim të kushtetutës. Neni 125 i Kushtetutës thotë qartë, KED-i i famshëm i Ardian Dvoranit që është bërë si Monument Kulture, si Ura e Tabakëve, ka ardhur në 2005-ën dhe ka 15 vjet që rri në detyrë pa mandat, detyron Kuvendin ose voton një prokuror të Vorës o rashë e vdiqa. Për ça e keni bërë këtë Gjykatë Kushtetuese? Për të marrë individë që betohen në floktore?! Për të marrë bashkëshortet e atyre që janë pozicionuar sa këtej e andej”, u shpreh Murrizi.
Gazeta Sot