Arian Çani plas paralajmërimin e fortë: – Do të përballeni me Gardën kur të shkoni në selinë e PD-së!

15 TETOR 2021

“Do të ndodhë brenda vitit”, Flamur Noka tregon synimet e Sali Berishës. – Arian Çani plas paralajmërimin e fortë: – Do të përballeni me Gardën kur të shkoni në selinë e PD-së!

Deputeti i PD-së, Flamur Noka mbrëmjen e djeshme në një lidhje për emisionin ‘Të paekspozuarit’ foli për aksionin e Sali Berishës në bazë, duke zbuluar se vetë Berisha do të synojë drejtimin e Partisë Demokratike.

Noka tha se janë tejkaluar firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin e partisë dhe se gjithçka do të bëhet sipas statutit.

A ka marrëveshje me PD-në për Reformën në Drejtësi? Kryeministri Rama jep përgjigjen e prerë dhe zbardh prapaskenat: Bazuar te partneriteti me SHBA dhe BE…

“Ju fusni kokën në rërë dhe nxirrni të pasmet lart”/ Xhaferri i zuri vendin pas shkarkimit nga Basha, shpërthen Flamur Noka dhe nuk lë gjë pa nxjerrë (REPLIKAT)

Lulzim Basha shpërtheu në Kuvend ndaj biznesmenëve të njohur dhe lidhjes së tyre me Edi Ramën, Arian Çani del me deklaratën e papritur: Nderi ka afat, ata janë vonuar me…

Pjesë nga biseda:

Arjan Çani: Flamur, meqë je shumë afër Berishës tani, kur mendon se jeni gati të mblidhet Kuvendi? Sipas teje, Berisha a e synon postin e kryetarit të PD, apo do të luftojë për primare? Ka errësirë informative.

Flamur Noka: S’ka pikë errësire në projektin e Foltores. Kuvendi do të mblidhet. Ne po operojmë në bazë të statutit, duke respektuar të gjithë normat. Vazhdon Foltorja nëpër qytete, vazhdon mbledhja e firmave. Numri i nevojshëm statuorë, ka kohë që është kaluar. Është proces. Këto janë faza që do të ezaurohen. Foltorja do të ezaurohet deri në përfundim të takimeve. Pastaj, sipas statutit do të njoftohet selia dhe do të thirret Kuvendi Kombëtar.

Arjan Çani: Brenda vitit apo nga viti tjetër?

Flamur Noka: Do të synojmë brenda këtij viti. Sali Berisha ka bërë me dije dy pika. E para, rikthimin e tij dhe e keni parë. Rikthimi i Berishës, nuk është rikthim thjesht si deputet dhe anëtar. Rikthimi i Berishës është rikthim në drejtim. Berisha ka bërë me dije që primaret do të jenë prioritet absolut. Do të ketë proces hapje. Janë fazat.

Arjan Çani: Thua Berisha e ka shpallur synimin për drejtimin e partisë dhe do të ketë edhe primare?

Flamur Noka: E drejta për të marrë pjesë në një garë sipas statutit të PD, është e drejta e çdo anëtari që përmbush kritere. Berisha i përmbush të gjithë kriteret.

Arjan Çani: Berisha do të garojë për postin e kryetarit?

Flamur Noka: Jemi në faza të tjera, nuk kemi arritur në pikën që do të diskutojmë këto. Zhvillimet janë fitore, tregojnë shumë. Siç tregoi shumë estrada në parlament, që njëri bënte të nxehurin dhe tjetri sikur i kthente përgjigje.

Arjan Çani: Morëm vesh që Garda e Republikës, shtoi edhe Bashën në ruajtje. Çfarë do të thotë kjo sipas teje? Kur të shkoni te selia do të përballeni me Gardën apo jo?

Flamur Noka: Pyet Lulzim Bashën, se kjo nuk ka lidhje fare me ne, as me Foltoren dhe misionin e Foltores. Misioni i Foltores është statuti.

Gazeta Sot