Arinjtë e murrmë “pushtojnë” Spanjën, formohet patrulla për mbrojtjen e fshatrave
12 Shkurt 2024
Specia e ariut të murrmë iberik të Spanjës i cili dikur ishte pothuajse i zhdukur, ka bërë një rikthim aq të fortë sa ka detyruar shtetin spanjoll të formojë një patrullë për mbrojtjen e fshatrave të vendit.
Sipas një raporti, qeveria rajonale e Castille dhe Leon ka organizuar një patrullë për të ruajtur banorët dhe të korrat e qytetit Villablino dhe zonës përreth provincës Palencias nga arinjtë në rritje.
Patrulla Rangers të pajisur me radio, armë gjahu, topa gome, dhe pajisje gjurmuese, u kanë kërkuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë kur të përballen me arinjtë, shkruajnë mediat e huaja.
Tridhjetë vite më parë në Spanjë kishin mbetur vetëm 60 arinj, por sot vendi ka 400 të tillë të cilët mund të peshojnë nga 149 në 249 kilogramë dhe të jenë mbi 1.9 metra të gjatë.
“Rritja e popullsisë së arinjve dërgon në një rritje të konflikteve”, tha koordinatori i patrullës, Daniel Pinto.
Pasi të kapen, arinjtë injektohen dhe u vendoset GPS në mënyrë që të mund të gjenden lehtësisht në të ardhmen.
Deri më tani, rojet kanë kapur 12 të tillë që më pas janë liruar larg fshatrave.
Shfaqja e kësaj specie në zhdukje ka ndikuar në rritjen e turizmit, pasi ka raste që njerëzit vizitojnë vendin vetëm për të kapur pamjet e kafshëve.
Nga OraNews