Arion Sulo për amnistinë penale: – Duan të lirojnë zyrtarët e vet! – Nga Lefter Koka te…
23 Shkurt 2024
Analisti Arion Sulo, i ftuar në emisionin Open në News 24, duke folur për amnistinë penale, tha se grupet parlamentare duan të lirojnë njerëzit e vet. Ai tha se nga amnistia penale do të përfitonin edhe ish-funksionarë të lartë si Lefter Koka, Alqi Bllako, Safet Gjici, që aktualisht janë në burg. Sipas Sulos, për amnistinë ka pasur shumë interes.
“Nëse ligji mbetet siç është dhe miratohet, kjo është një amnisti për të korruptuarit, sepse në GJKKO kalojnë veprat e zyrtarëve, nga drejtorët e lartë deri tek kryeministri. SPAK merret kryesisht me vepra të tilla si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës. Ky ligj synon të amnistojë me 1 vit zyrtarët e qeverisë.
Nëse ligji kalon siç është, aty përfitojnë nga Lefter Koka, Alqi Bllako, Safet Gjici, Lefter Alla, të gjithë janë të maxhorancës. Pra, ne bëjmë luftën me njerëz që dorëzon Rama dhe në prapaskenë këta i nxjerrim.
PS ka bërë një mashtrim publik. PS shfuqizimin e nenit 5 e ka hequr. Qeveria e kishte sjellë që nga amnistia përjashtohen të gjykuarit nga GJKKO. Në Komisionin e Ligjeve, Plarent Ndreca deputeti, ka propozuar shfuqizimin e kësaj pike. Këtë ia kanë ngjeshur Nallbatit.
Në media, që kanë rrjedhur bisedat, është thënë se kjo pikë është e Bledion Nallbatit. Kjo sepse Nallbati ka çuar një propozim, që parashihte që të zgjerohet amnistia. Prsh Nallbati thoshte je dënuar 4 vite burg, lirohesh, përpos nëse ke kryer vepra të rënda vrasja e terrorizmi. Këta thanë se e ka bërë Nallbati këtë.
Dje doli Nallbati dhe e sqaroi, unë kam bërë këto pika tha.
Të dyja opozitat, si Rithemelimi, si Basha kanë qenë të interesuar, por edhe Bledion Nallbati. Kanë kërkesa deputetët nga elektorati i tyre.
Ka 20 mijë çështje që janë nën hetim dhe ka pasur interes për ligjin”, deklaroi Sulo.
BalkanWeb