Arjan Çani zbulon emrin e politikanit shqiptar që qëndron pas shpalljeve non grata nga SHBA: Nuk ndodh pa Ramen, se ai ka fuqinë
Arjan Çani zbulon emrin e politikanit shqiptar që qëndron pas shpalljeve non grata nga SHBA: Nuk ndodh pa Ramen, se ai ka fuqinë
13 PRILL 2022
“… Ti mendon se Rama se dinte që Alqi Bllako do përfundonte këtu? Duhet të jesh naiv të mendosh që Rama është jashtë loje”.
Shpalljen e fundit non grata të ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili ka djalin aktualisht të zgjedhur në radhët e Partisë Socialiste, analisti Arian Çani thotë se nuk është bërë pa dijeninë e Edi Ramës.
Ai foli për dëme kolaterale dhe guralec për rastet e fundit, duke deklaruar se Edi Rama në gjithë këto vite e ka forcuar aq shumë pushtetin brenda dhe jashtë Shqipërisë sa që është i vetmi regjisor i gjithçkaje që ndodh edhe në nivelet më të larta.
Çani tha se Aqif Rakipi dhe të tjerët nuk janë bërë non grata pa dijeninë e Edi Ramës dhe se të thënit prej tij se nuk di gjë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi personale, e cilësoi si teatër.
“Unë mendoj se është regjisori, po të mos donte Rama t’i godiste Vangjush Dakon, Aqif Rakipin, Tom Doshin, nuk do ishin goditur. Diku ka gisht më shumë, diku më pak. Nuk ndodh pa të, se ai ka fuqinë!
Nuk ka nevojë të kesh prova për këtë gjë. Ai është i plotfuqshëm, është në mandatin e tretë do marrë dhe të katërtin. Gjithmonë mbreti përveç atyre që nuk e duan, herë pas here pastron dhe oborrin e vetë se janë njerëz që i prishin imazhin. Ai s’mund të dalë vetë, ka drejtësinë për ata që i duhet dhe amerikanët. Ka zyrën e Sorosit, jo SHBA-të, lidhje të tij të fuqishme. Rama nuk është i rastësishëm, nuk e fitoi rastësisht mandatin e tretë dhe as të katërt. Rama është pjesë e llozhave ka hyrë aty ku nuk mund të hyjë askush. Rama nuk është i rastësishëm. Ai është brenda çdo vendimi që merret.
Ti mendon se Rama nuk e dinte se Lefter Koka do i hapej çështja? Të gjithë e panë që koka dha dorëheqjen papritur. Ti mendon se Rama se dinte që Alqi Bllako do përfundonte këtu? Duhet të jesh naiv të mendosh që Rama është jashtë loje. Kjo është një luftë brenda dhe jashtë llojit, është një regjisor brilant, i lëviz kukullat lartë dhe poshtë është mjeshtër i kukullave. Lëviz kukulla të rëndësishme dhe të parëndësishme, por i lëviz. Ka informacione që nuk mund ti ndajë me publikun. Çdo non grata që do shohim këtej e tutje s’duhet të mendojmë që Rama s’di gjë, është iniciatori.
I shkojnë dosjet dhe thotë ky do preket, filani nuk do preket. Nuk kalon asgjë pa kaluar nga zyra e Ramës dhe gjithçka që duhet të ndodhte paralel do ishte që kundërshtarët real të Ramës duhet të mendojnë se kush është thembra e Akilit të Ramës, ku duhet goditur që të mos ketë kaq fuqi.
Opozita ka kaq muaj që lëngon, ndaj PD e ka marrë pak shtruar. Vetëm Berisha e di këtë gjë, ndaj tha nuk e lëvizim Kuvendin e 30 prillit. Ai e di që çdo ditë që kalon është vonë, në dëmin e tij dhe të partisë së tij. Po të vjen kuçedra i ka kapur nga të gjitha anët, koha është flori” u shpreh Çani.
Gazeta Sot