23 Tetor 2023

Analisti Arjan Curri, dha një opinion tjetër mbi akuzat e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“SPAK dhe Gjykata e Posaçme e kanë bërë me qëllim të gjithë gjënë. Ata nuk janë aq naivë sa mos e dinë Kushtetutën me ligjet apo nenet. Ata e bëjnë këtë sepse duan ta ndihmojnë ose t’i japin një krah Berishës. Ata me qëllim nuk zbatuan Kushtetutën dhe nuk e kanë vëmendjen te Berisha, që a e ka favorizuar dhëndrin e tij apo jo, një fakt që i intereson opinionit publik. E kanë ndihmuar nga çështjen në procedurë si ‘Gërdeci’ apo inceneratorët. Avokatët e tyre do të artikulojnë idenë e shpalljes së pavlefshme të gjithë akteve të tjera”, tha Curri.

Ndërkohë analisti dha disa informacione se policia e shtetit ka shkuar tek pallati që jeton ish-kryeministri, por kanë bërë një veprim qesharak, thotë ai.

“Sa më informuan se kanë shkuar policia te pallati i Berishës. Policia, dërgoi policët për t’i marrë pasaportën Berishës, për mos e lejuar të dalë jashtë shtetit. Sa kanë trokitur në derë, nuk i është hapur dera dhe ata kanë futur vendimin e Gjykatës poshtë derës, veprime të tilla qesharake që janë më tepër se një pjesë Netflixi”, tha Curri.