Arkeologët zbulojnë 5 figura misterioze ari në Norvegji, datojnë mes 476 dhe 750 pas Krishtit
14 Tetor 2023
Arkeologët kanë zbuluar 5 figura misterioze ari, në një tempull në Norvegji, për të cilat vlerësojnë se mund të ndihmojnë në gjetjen e sekreteve të shoqërisë antike.
Secili me një gjatësi prej pak më pak se 1 centimetër dhe gjerësinë e një thoi, ato u zbuluan rishtazi gjatë gërmimeve të një tempulli fetar pagan në Hov.
Thesaret e vogla janë gjetje e rrallë në Norvegji teksa në Hov janë gjetur 35 fletë të tilla metalike në total, që mbajnë të gdhendura figura me kuptime të ndryshme.
Sipas arkeologëve, mbi 3 mijë copëza të tilla të ngjashme janë gjetur në të gjithë Skandinavinë dhe deri tani nuk është zbuluar ekzistenca e tyre në asnjë vend tjetër.
Artefaktet e fundit të dokumentuara u gjetën të groposura në themelet e mureve të strukturës, sikur të ishin vendosur qëllimisht, duke i shtyrë studiuesit të besojnë se ato mund të kenë qenë një dhuratë për ndërtesën. Mbetjet e tempullit Hov u zbuluan në vitin 1993 së bashku me dy figura ari.
Ndërsa dizajnet e fletëve kanë referenca të dallueshme për periudhën para vikingëve midis 476 dhe 750 pas Krishtit, saktësisht se për çfarë janë bërë ato mbetet e paqartë. Ato përshkruajnë kryesisht burra, gra dhe kafshë
Ato janë bërë kryesisht prej ari së bashku me variacione të tjera të metalit, me gjasë pasi ari ishte i vështirë për t’u gjetur gjatë kësaj periudhe, shpjegojnë studiuesit.