Arkeologët zbulojnë murin romak që u ndërtua për të frenuar revoltën e skllevërve
18 Korrik 2024
Arkeologët në Italinë jugore kanë identifikuar një fortifikim romak të ndërtuar për të ndalur udhëheqësin e revoltës së skllevërve, Spartakun dhe ushtrinë e tij.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se muri, i cili shtrihet mbi 2.7 kilometra, është ndërtuar nga gjenerali romak Marcus Licinius Crassus në vitin 71 pes.
Spartaku shërbeu në ushtrinë romake përpara se të shitej si skllav. Ai u arratis në vitin 73 para Krishtit me rreth 70 skllevër të tjerë dhe drejtoi një revoltë skllevërish që pushtoi pjesën më të madhe të Italisë jugore me rreth 90 000 burra.
Spartaku u vra në një betejë të ashpër me forcat e Crassus.
Një pjesë e vogël e murit antik ishte e njohur për vendasit, por nuk kishte hetime për të konfirmuar se kush e ndërtoi atë dhe pse, tha arkeologu Andrea Maria Gennaro.
Ekipi gjeti sende hekuri, doreza, tehe të mëdha të lakuara dhe shtiza, ndaj menjëherë kuptuan se kishin identifikuar zonën ku Spartaku dhe forcat e tij kishin sulmuar.
Me forcat romake që kontrollonin rrugët bregdetare, Spartaku u detyrua të kalonte malin Aspromonte.
“Kjo është arsyeja pse Crassus e ndërtoi këtë linjë fortifikuese këtu”, tha arkeologu.