Arkeologët zbulojnë në Egjipt mumien 2 000-vjeçare, brenda saj gjendet një…

Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Taposiris në Egjipt, ku zbuluan 16 varre të reja. Në një prej varreve, gjetën një mumie, brenda së cilës u gjet një gjuhë  floriri. Ekipi i arkeologëve beson se gjuha është zhvendosur gjatë balsamosjes dhe sipas besimeve të vjetra egjiptiane, në këtë mënyrë i vdekuri mund të ‘fliste’ me Osiris-in në jetën e përtejme, i cili njihet në antikitet si perëndia e të vdekurve.

Brenda varrezave u gjet gjithashtu një numër i mumieve dhe ndonëse mbetjet janë dëmtuar për shkak të kohës së gjatë, maskat e gurit ende ishin të ruajtura mirë, duke i mundësuar ekipit që të shohë se si mund të jetë dukur secili person i varrosur aty, shkruan “Daily Mail”.

Procesi i kërkimit të mbetjeve arkeologjike është duke u udhëhequr nga Universiteti i Santo Domingos, që është duke punuar në këtë zonë për gati një dekadë. Më parë, ky ekip ka gjetur disa monedha metalike, në të cilat ishte gdhendur fytyra e Mbretëreshës Kleopatra VII.

BallkanWeb