“Arkitektura në Iliri, parë si refleks i strukturës sociale dhe botës shpirtërore” nga Apolon Bace. –
“Arkitektura në Iliri, parë si refleks i strukturës sociale dhe botës shpirtërore”
Me autor: Apollon Baçe
Ky libër është rezultat i një vargani ekspeditash, kryesisht në Shqipëri dhe më pak jashtë saj (Slloveni, Kroaci, Bosnje – Hercegovinë, Mal i Zi, Kosovë, Greqi, diasporë në Itali) dhe një pune të gjatë kamerale në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Për lehtësimin e leximit, ngarkesën nervozuese të përmasave dhe hollësive ia kam kaluar skicave dhe fotografive, veçanërisht rikonstruksioneve.
Qëllimi i këtyre të fundit është mospërplasja thjesht me planimetri a fotografi rrënojash jo shumë domethënëse, por me imazhet e skenave ku luheshin dramat dhe komeditë e kohës, pistat e shëtitoreve ku shëtisnin, filozofonin dhe debatonin qytetarët, dhomat e zjarrit dhe oxhakut rreth të cilit mblidhej familja. Më tej për hartimin e librit nuk jam mbështetur në analizën standard njëdisiplinore, por në analizën ndërdisiplinore: arkitektonike, arkeologjike, historike dhe epigrafike, gjithnjë duke pasur në qendër të vëmendjes strukturën shoqërore dhe traditën shpirtërore.