Nga Etnor Canaj. –

Pra me rreshtat e fundit te dokumentit, Woodhouse pranon dhe sjell nje deshmi e cila njihet historikisht, spastrimi etnik prej elementit shqiptar nen pretekstin e bashkpunimit me italianet dhe gjermanet .

Ne protestat tona lidhur çeshtjes mbarshqiptare çame duhet te perdorim keto fakte historike te cilat asnje nuk mund te na i kundershtoje, pasi jane pikerisht aleatet e N. Zerves qe i sjellin!

Misioni Britanik i cili dha udhezimet Napoleon Zerves per masakren ne Cameri!
—-
Lidhur dokumenteve arkivore angleze per ate qe quhet çeshtja Came, informacionet jane te pakta ose disi te cunguara. Kryesisht qe te hapen disa arkiva duhen te pakten 50-70 vjet edhe pse shume here nje shtet (Anglia ne kete rast), mund te refuzoje per vite me radhe te mund ti hapi ato.
Gjithsesi disa dokumente “lundrojne” tashme ne boten virtuale. Sot sjellim ne ekskluzive pikerisht nje dokument i cili ne se e analizojme mund te na japi shume informacione.
Dokumenti mban daten 16 tetor 1945 dhe eshte neneshkruar prej njerit nder figurat kryesore te Misionit Britanik prane forcave nacionaliste greke te N. Zerves (EDES) i cili quhej Christopher Montague “Monty” Woodhouse.
Cili ishte Christopher Montague “Monty” Woodhouse?
C.M. Woodhouse (1917-2001) gjate Luftes se Dyte Boterore ishte koka e Misionit Britanik prane forcave greke te EDES se N. Zerves. Kete mision Woodhouse e nis ne korrik te vitit 1943.
Paraqesim per here te pare kete dokument-relacion shkruar prej Woodhouse lidhur masakres se Zerves karshi popullsise shqiptare te Camerise.
Duke lene menjane disa shenime subjektive te Woodhouse (lidhur etnicitetit te çameve, apo propagandes se bashkepunimit te çameve me italianet e gjermanet), ne kete dokument rendesi te veçante ka pohimet qe ben vet Woodhouse. Nder te tjera ai shkruan:
“…Zerva, i inkurajuar prej Misionit Aleat i cili ishte nen meje, nxori ata (çamet, shen. E.Canaj) prej shtepive ne vitin 1944 nen urdhrin per te lehtesuar operacionet kunder armikut…”

Pra siç lexojme Misioni Aleat, ku Woodhouse kishte kontrollin, inkurajon Napoleon Zerven dhe forcat monarko-fashiste te EDES te nxjerrin shqiptaret çam perj shtepive te tyre me pretekstin qe EDES dhe britaniket “te kishin me te lehte luften kunder armikut” (nje pavertetesi dhe nje justifikim prej Woodhouse, i cili kerkon te mbuloje masakrat e Zerves, ku vet ai inkurajoi monarko-fashistet grek).
Vazhdojme me tej.
Me poshte Woodhouse shkruan;
“…Puna e Zerves u perfundua me nje masaker te paepur kunder Cameve ne Filat ne Mars, 1945, e cila u krye prej forcave te parregullta te Zerves te cilat ishin nen kontrollin e nje oficeri i quajtur Zotos, te cilin e pashe heren e fundit ne Komanden Qendrore te Epirit ne Janine ne korrik, 1945. Filati dhe Paramithia, te cilat une i vizitova ne Korrik, duken te jene 100% greke tani…”
Pra, duke u nisur prej fjaleve te Woodhouse, ne menyre gati te drejteperdreje ushtaraku Britanik pranon qe ky ishte nje spastrim etnik i mirefillte. Gjithashtu siç sjell Woodhouse, disa kriminel te forcave te parregullta , si pershembull oficeri qe i udhehiqte ato me emrin Zotos, shkonin perhere te merrnin udhezime ne Komanden Qendrore Aleate ne Janine.
Pjeset me interesante te dokumentit jane si vijojne:
“…Camet moren ate qe meritonin, por metodat e Zerves ishin shume te keqija-ose me mire, njerezit qe kishte nenvhete dolen prej kontrollit”

Pra Woodhouse ne njeren ane kerkon te shlyeje mekatet e tij (si istigator dhe udhezues i spastrimit dhe masakrave kunder popullsise çame) duke u mbrojtur me tezen qe gjasme çamet bashkepunuan me pushtuesin italian dhe gjerman dhe per kete moren “ate qe meritonin”, dhe ne anen tjeter ka njefare brerje te ndergjegjes pasi shton “metodat e Zerves ishin shume te keqija”. Woodhouse pranon qe Zerva kreu krimet nder me çnjerrezore kunder shqiptarev te Camerise.
Pjesa e fundit eshte ajo me e rendesishmja qe gjithe ky plan ishte hartuar prej kohesh dhe Woodhouse e shkruan shume qarte:

“…Rezultati ishte ne perfundim se nje pjese popullsie, u hoq prej tokes Greke si nje minoritet i padeshirueshem..”

Pra me rreshtat e fundit te dokumentit, Woodhouse pranon dhe sjell nje deshmi e cila njihet historikisht, spastrimi etnik prej elementit shqiptar nen pretekstin e bashkpunimit me italianet dhe gjermanet .

“…Rezultati ishte ne perfundim se nje pjese popullsie, u hoq prej tokes Greke si nje minoritet i padeshirueshem..”
Kjo eshte e verteta e genocidit ndaj popullsise shqiptare ne trojet e tyre, ne Cameri!