22 Nentor 2023

Thellë poshtë qytetit të Vatikanit mbahen të dije të lashta, sekrete të njerëzimit, si dhe çdo shkrim i të gjithë papëve të shkruara në më shumë se 1000 vjet.

Ato besohet se janë arkivuar në tunele rreth 50 km të gjata (aq sa është i gjatë Kanali i Panamasë) dhe mbajnë miliona dokumente e korrespondenca, në të cilat mund të hyjnë vetëm akademikë me leje të veçantë, ndërsa për të tjerët ato janë të mbyllura.

Marco Maiorino, një paleograf që studion tekstet e lashta, tregonte dikur për rrjetin CBS News, dhomën e mbushur me afreste, ku nisin tunelet e dijeve të shkruara, duke thënë se shkrimet datojnë prej shekullit të 12-të.

Shkrimet sigurisht nuk janë të dixhitalizuara dhe mbeten jashtë arritjes së shumicës së njerëzve. Dokumentet përfshijnë shkurtime të panjohura dhe janë të shkruara me dorë në gjuhën latine mesjetare.

Arkivat e Vatikanit janë bërë shpesh objekt teorish kontradiktore që thonë se aty fshihen njohuri superiore të lashtësisë që i ndalohen njerëzimit modern.

Por dhe përkthimi apo transkriptimi i tyre është i vështirë, thotë Maiorino. Akoma më e vështirë do të ishte kjo për një kompjuter që nuk mund të identifikojë simbolet e vjetra.

Për këtë një grup studiuesish në Romë ka nisur të programojë kompjuterët të lexojnë latinishten e shkruar me dorë, shton ai.

“Programi nuk njeh se cilat nga këto shkronja është një ‘e’ apo një ‘b’ kështu që ne po i evidentojmë që t’ia mësojmë”, shpjegon një nga studentët që marrin pjesë në program.

Idea e përfshirjes së studiuesve u soll nga profesor Paolo Merialdo i universitetit Roma Tre i cili kishte listuar 600 nxënës të shkollave të mesme italiane për programimin e kompjuterëve.

“Do të jetë si njëfarë ‘Google Translate’ për studiuesit paleografë,” thotë Merialdo, duke shtuar se inteligjenca artificiale  do të “demokratizojë” dokumentet misterioze duke bërë një pjesë të tyre të hapur për publikun.