
Arkivat historike: – Një burrë i pasur nga Janina, ja si vishej (1873).
Arkivat historike: – Një burrë i pasur nga Janina, ja si vishej (1873).
21/08/2021
Nga Suad Barbullushi
Familje e pasur shqiptare nga Janina, 1873 nga studio e fotografit Pascal Sebah, Istambul (Stamboll).
Kjo foto e Sebah u botua për herë të parë në “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873” nga Osman Hamdi Bey dhe Marie de Launay. Botimi përfshin përshkrime mjaft të detajuara veshjet e secilit nga modelet meshkuj, femra apo fëmijë.

Familje e pasur shqiptare nga Janina, 1873
Meqë për burrin ka me pak, po e rendis me poshtë:
Burrë i pasur shqiptar nga Janina. Në kokë ka një fes të kuq të lartë me një xhufkë të gjate blu, me fije mendafshi të varur mbi supe e të kapura me kapse ari. Xhamadani me dy kapakë përpara i qendisur në filigrame, jeleku i drejtë dhe anteri me mengë të hapura të gjitha të qendisura aq dendur sa bëhen të ngurta.

Familje e pasur shqiptare nga Janina, 1873
Në brez ka një silahik (rrip lekure me disa ndarje në të cilat mund të vendoset një arsenal i tërë pistoletash e thikash me kellefe dhe pajisje argjendi të stampuara) të qendisura në ar. Shqiptarët mbajnë fistan të bardhë me shumë pala deri nën gjunjë. Në pjesën e poshtme të kembës janë dizliqet të qendisura në ar në të njëjtin model si pjesa e sipërme e veshjes, skajet e tyre bien mbi kembë dhe mbulon këpucen e cila përfundon me një xhufkë të kuqe ose të zezë në majë.
Foto nga: – Library of Congress Prints and Photographs Division.
Nga Gazeta Koha e Jone