Armiku te porta: – Sulmi Rusisë kundër Ukrainësdhe pasojat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor
Armiku te porta:
– Sulmi Rusisë kundër Ukrainësdhe pasojat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor
NGA FLORION METOHU
25 SHKURT 2022
Trendi i viteve të fundit, ai i trimërimit të diktatorëve anë e mban botës, nuk mund të mohoet.
Nuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të shekullit të XXI që ndryshoi kornizën e rendit dhe sigurisë Botërore
Pasojat e këtij veprimi, përveç humbjes së Ukrainës që tashmë është e sigurt, do të jenë afatgjata, jo vetëm për Perëndimin, por për të gjithë arenën ndërkombëtare. Një gjë është e sigurt. Trendi i viteve të fundit, ai i trimërimit të diktatorëve anë e mban botës, nuk mund të mohoet.
Politikat e sanksione ekonomike nuk janë më efikase për tëparandaluar marrëzitë e këtyre individëve. Udhëheqësit perëndimor arsyetojnë, duke gabuar, sikur këta diktator janë të ndjeshëm ndaj mirëqënies së shtetasve të tyre. Kjo gjë do tëndodhte në një demokraci ku politikanët japin llogari përpara zgjedhësve të tyre por, jo në shtete ku nuk ekziston asnjë mjet kontrolli ndaj udhëheqësit.
Ndoshta kjo krizë do të sjellë dhe një ndryshim në të menduarine Perëndimit dhe një nga zonat e fokusimit të aksionit euro-atlantik do jetë padyshim Ballkani Perëndimor.
Për të paktën një dekadë, kjo pjesë e kontinentit është neglizhuar nga Bashkimi Europian, duke vendosur kushte pas kushtesh për tu plotësuar nga shtetet e këtij rajoni me qëllim anëtarësimin. Por nuk duhet të harrojmë se vetë objektivi kryesor i projektit të bashkimit të vendeve europiane pas Luftës së Dytë Botërore, ishte eliminimi i konflikteve.
Sigurisht Ballkani Perëndimor ka probleme të mëdha me shtetine së drejtës dhe korrupsionin. Të njejtën gjë mund të themi dhe për Bullgarinë dhe Rumaninë kur u anëtarësuan dhe në qoftëse do të zbatoheshin të njëjtat kritere si ato ndaj rajonit tonë, nuk do të ishin bërë pjesë e familjes europiane.
Anëtarësimi i tyre apo dhe i vendeve Balltike ishte mbi të gjithanjë vendim gjeopolitik, për ti futur nën ombrellën mbrojtës eekonomike, politike dhe ushtarake të NATOS-s dhe BE, pa tëcilën edhe ato sot do të ishin të kërcënuara nga revanshizmi i “Putin i Tmerrshmi”.
Ballkani Perëndimor gjendet në një udhëkryq dhe si një rajon ku influenca ruse ka qenë tradicionalisht e madhe, rrezikon të kthehet në një tjeter zonë e nxehtë për Perëndimin. Shenjat nuk janë aspak të mira. Serbia është kthyer në një qendër operacionale ruse nga ku koordinon aktivitetin e vet të influencës dhe destabilitetit për të gjithë rajonin. Kujtojme ketu tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, të organizuar nga operativ të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe.
Vetë Serbia ka ndërmarrë një fushatë të madhe riarmatimi me anë të ndihmës së Moskës, duke ngritur shumë pikëpyetje tëqëllimeve reale të Beogradit. Ndoshta një dritare e këtyreqëllimeve u pa disa muaj me parë me krizën e targave në kufirinme Republikën e Kosovës, kur Beogradi dislokoi një numër të madh të ushtrisë. Një veprim ky që ngjan shumë me atë që Rusia bëri në kufirin ukrainas para se të sulmonte. Vetëm prania e forcave të NATO-s ndaloi një inkursion të mundshëm serb drejt territorit Kosovar.
Prania e këtyre forcave si në Kosovë ashtu edhe ne BosnjeHercegovinë, i cili është një vend tjetër që do të rrezikohej të shpërbëhej, janë prova më e mirë që tregon se sa e rëndësishme është që Ballkani Perëndimor të futet plotësisht nën ombrellën mbrojtëse të Perëndimit.
Megjithëse duket cinike, duhet thënë që pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të sjelli zhvillime pozitive për sa i përket shancevetë integrimit të Ballkanit Perëndimir. Agresiviteti dhe revanshizmi i Putin do ndryshoj shumë llogaritë gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të lidërve perëndimor, duke përfshirë edhe rajonin tonë. Këtë ndryshim do të kemi mundësi ta vërtetojmë në qershor të këtij viti kur të vendoset për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë sëVeriut.
Pas sulmit rus kemi hyrë zyrtarisht në një etapë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku do të mbizotëroj ligji i xhunglës, ligji i më të fortit. Kush ngelet jashtë i vetëm rrezikontë bëhet objekt i sulmeve predatore.