Arrestimi gjeneralit italian, si paralajmëroi Berisha pranga për Engjëll Agaçin dhe Arben Ahmetaj

9 Shkurt, 2022

Më 25 dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi në studion e Arian Çanit, “Zonë e Lirë”, se ka një hetim në një nga vendet fqinje të Shqipërisë ka flet-arrestit për zëvendës-kryeministrin e qeverisë Rama Arben Ahmetaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Engjëll Agaçi. Tema për të cilën po flitej ishte ajo e inceneratorëve por edhe afera të tjera me prapavijë ndërkombëtare si pastrim  parave.

“Ka mandat arresti nga një vend mik dhe për Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga Lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Ka një mandat arresti edhe për Engjëll Agaçin nga një vend mik. Nuk është nga Interpol. Një gjë është e sigurt. Në djegësa një strumbullar absolut është Ëngjëll Agaçin. Ky është njeriu i të gjitha Ka qenë në bordin e ARMOS, është arkitekt i mbylljes së dosjeve”, lëshoi deklaratën e fortë Berisha.

Duket se Berisha ka pasur informacion të dorës së parë, sepse ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është arrestuar në Itali këtë të mërkurë pasi akuzohet për korrupsion.

Fabrizio Lisi është shfaqur publikisht me shënime në rrjetet sociale si “adhurues” dhe glorifikues i Edi Ramës, por mbi të gjitha njihet si mik i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi. Të dy janë fqinj në Romë, ku i kanë apartamentet në të njëjtën godinë.

Mes të arrestuarve janë edhe katër persona të tjerë. Ata janë ndaluar pas një operacioni nga ROS Napoli në kuadër të hetimeve kundër korrupsionit të koordinuara nga prokurori ku fokusi është edhe te pastrimi i parave.

Mes të tjerëve në pranga kanë përfunduar Roberto Penna, zv/prokuror në Salerno dhe partnerja e tij, avokatja Maria Gabriella Gallevi.

Veprat për të cilat akuzohen të ndaluarit janë korrupsioni për ushtrimin e funksioneve, korrupsioni për një vepër në kundërshtim me detyrën zyrtare, korrupsioni në aktet gjyqësore dhe nxitja e padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.

Arrest shtëpiak iu njoftua edhe sipërmarrësve Francesco Vorro, Umberto Inverso e Fabrizio Lisi. Gjyqtari hetues i Napolit ka firmosur masën e paraburgimit për pesë personat e lartpërmendur.

Sipas burimeve, ka qenë pikërisht ky hetim për të cilin foli Sali Berisha te Arian Çani dhe ku janë të përfshirë mes të arrestuarve në Itali edhe 2 nga njerëzit më të afërt të kryeministrit të Shqipërisë, Engjëll Agaçi dhe Arben Ahmetaj.

Në një shkrimi i botuar në OÇRP në Mars të vitit 2021. Gazetarja Lindita Çela raportoi për rolin e Ëngjëll Agaçit në investimet e shoqatës kulturore që drejtohej nga Gjenerali në pension i Guardia di Finanza.

si paralajmëroi Berisha pranga për Engjëll Agaçin dhe Arben Ahmetaj

“Lisi dhe një anëtar i bordit i quajtur Giampaolo Polverini thanë se Agaçi rreshti së luajturi rol negociator pasi u fut në qeverinë Rama në vitin 2013. Një tjetër anëtar i bordit të fondacionit, një ish-diplomat italian me emrin Eugenio Campo, i tha OÇRP se Lisi dhe Agaçi vazhduan të mbajnë lidhje në çështjet që lidheshin me fondacionin edhe pasi Agaçi mori postin e nivelit të lartë në kryeministri. Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OÇRP se ‘Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje atij’.

Nga Alfa Pres