Arrestimi i Lefter Kokës, Mentor Kikia tregon qëllimin e kësaj çështje: Ja çfarë është duke bërë Prokuroria

16 DHJETOR 2021

Mentor Kikia e ka cilësuar arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka si një manovër për të mbyllur të gjithë çështjen, e cila shkon përtej inceneratorit të Fierit, për të cilin ai akuzohet për ryshfet.

Kikia tha se pas gjithë kësaj zhurme mund të ketë një lojë të prokurorisë, për të reduktuar përmasat e një skandali shumë më të madh, ku përfshihen shumë aktorë.

“Po flitet për hetimin dhe arrestimet në atë që konsiderohet afera e inceneratorëve. Arrestimi i zotit Koka erdhi për aferën e një ish-ministri me një subjekt në kompleksin e inceneratorëve. Pra afera e inceneratorëve është shumë më e madhe se kaq dhe nuk është prekur ende nga hetimi. Zoti Koka ka përfunduar nën arrest me dyshimin se ka marrë ryshfet nga sipërmarrësi që ka ndërtuar inceneratorin e Elbasanit. Besoj se ka qëllimisht një përpjekje që me arrestimin e zotit Koka të përmbyllet e gjithë zhurma për gjithë aferën e inceneratorëve. Zoti Koka nuk është arrestuar se ka dhënë leje për ndërtimin e inceneratorëve. Mendoj se prokuroria është duke bërë një lojë. Kjo është një çështje shumë e madhe, me shumë aktorë”, tha Kikia për MCN TV.

Gazeta Sot