Arrestimi i Metës, Baton Haxhiu: – Veprimet e policisë “banditeske”, i kanë marrë fytyrën Policisë së Shtetit

Blogu i UdhëtaritKulturaNjoftime ShtypiPolitikaShoqerore

Arrestimi i Metës, Baton Haxhiu: – Veprimet e policisë “banditeske”, i kanë marrë fytyrën Policisë së Shtetit

21 Tetor 2024

Baton Haxhiu:Ajo që e dallon Policinë e Shtetit nga banditët është mënyra e sjelljes dhe mënyra se si planifikohet një operacion. E patolerueshme, nëse do të ishin të gjitha akuzat kundër Metës të verifikuara. Ky rast e ka viktimizuar Metën dhe drejtori i policisë sot e ka turpëruar policinë me urdhrin e tij nëse e ka dhënë. Pa marrë parasysh se kush e ka tejkaluar dhe procedurat dhe mënyrën e arrestimit. Drejtori i Policisë së Shtetit nesër në mëngjes do duhej që të ikte nga zyra e tij.

Blendi Fevziu:Në një vend normal.

Baton Haxhiu:Një drejtor i cili udhëheq Policinë e Shtetit do duhej që të ndjehej i turpëruar, bashkë me ministrin e vendit që i ndodhin të tilla gjëra. Kjo nuk është procedurë, por është kodi moral, përfaqësimi i imazhit të shteti, përfaqësimi i imazhit të policisë, dhe natyrshëm krijon imazhin se po respektohet qytetari dhe institucioni.

Të gjitha veprimet e kësaj policie rrumbullakohen me një fjalë “banditizëm” dhe mungesë profesionaliteti. Nuk janë akte banditeske vetëm aktet e kriminelëve. Ajo që dua të them është se nëse SPAK ka bërë një hulumtim korruptim me vite për Ilir Metën, sot që ka bërë SPAK-u është shkatërruar qëllimshëm ose paqëllimshëm nga një grup joprofesionistësh të cilët ia kanë marrë fytyrën Policisë së Shtetit.

Nesër nëse kjo një shoqërie apo një ministri të brendshëm nuk i bën përshtypje, nëse një drejtori të policisë kjo nuk i bën përshtypje, atëherë çfarë mund të ndodhë në këtë vend. Mos harrojnë njerëzit se duke i viktimizuar kështu me pasjellje, duke i viktimizuar njerëzit të cilët kanë një të kaluar me probleme korruptim, nuk shërohet kështu korrupsioni dhe ti në mënyrë të padrejtë ndërton drejtësi.

tvklan.al

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *