Më 25 qershor 2022.

Tetë nga keta jane shqiptarë nga Shqipëria.

Në një brez pyjor në malin Karaorman, janë arrestuar 12 persona të moshës 23 deri në 49 vjeç, nga të cilët tetë shtetas shqiptarë nga Shqipëria dhe katër shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Aksioni është pjesë e masave të ndërmarra, të koordinuara nga punonjësit e policisë nga Njësia për Shpërndarje të Shpejtë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim, SPB Ohër, Policia Pyjore dhe NP “Pyjet Kombëtare”.

Janë konstatuar prerje së paligjshme të druve të zjarrit, gjatë së cilës në vend janë gjetur disa metër kub dru të prerë, fuoristradë, kamionë, traktorë, sharra elektrike dhe sëpata. Personat janë ndaluar në një stacion policor, automjetet me drurë të prerë në mënyrë të paligjshme janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të ngrihet kallëzim përkatës, njofton MPB.