Arrestohet Agim Kajmaku, mjekët lajmëruan policinë pas shtrimit në spital
Arrestohet Agim Kajmaku, mjekët lajmëruan policinë pas shtrimit në spital
07 Korrik 2020
Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2019, u arrestua nga policia. 49-vjeçari u shtrua në një spital privat mbrëmjen e së hënës pas disa komplikacioneve shëndetësore, ndërsa mjekët lajmëruan uniformat blu si detyrim ligjor.
Ndalimi u bë në spitalin privat, ndërsa Kajmaku vijon të jetë i shtruar. Efektivët e policisë mbajnë nën mbikqyrje 49-vjeçarin deri në përfundim të mjekimit.
Kajmaku u shpall në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohet për “Falsifikim të formularëve”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.
Pas akuzave të Partisë Demokratike, se ai ishte gjykuar për falsifikim parash në shtetin fqinj të Greqisë nën identitetin Jorgo Toto, policia bëri krahasimin e shenjave të gishtërinjve. Përgjigjja nga laboratori shkencor konfirmoi se gjurmët e Kajmakut ishin të njëjta me identitetin tjetër, ndërsa gjykata vendosi “arrest me burg”.
Nga: A2 CNN