Arrestohet gjatë natës ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri.
27 Korrik 2023
SPAK është duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet italiane. Janë lëshuar disa urdhër-arreste. Operacioni që ka nisur dhe është zhvilluar natën është në vijim e sipër.
Aksioni i SPAK është i shtrirë në disa qytete. Dyshohet se mes të arrestuarve ka prokurorë dhe policë.
Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri. Ky i fundit u largua nga ky post vetëm pak ditë më parë, me ardhjen e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme. Bistri u transferua nga kreu i forcave operacionele në drejtorinë e krimeve në Policinë e Shtetit.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar urdhër arreste dhe për persona që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë që pritet bashkëpunimi me agjensitë e huaja për vendosjen e tyre në pranga.
SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi.
Gazeta Shqip