Arrestohet ish-komandanti i UÇK-së
13 Shtator 2023
Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Podujevës, Rustem Mustafa, i njohur si Remi, është arrestuar, raporton RTK.
Ish-komandanti i UÇK-së është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës. Pas arrestimit është transportuar në bazën e misionit EULEX në Fushë Kosovë.
Kujtojmë se Mustafa dy muaj më parë ishte dëshmitar në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Seljimit dhe Kadri Veseljit. Ai ishte dëshmitari i parë që doli publikisht në gjyqin kundër liderëve të UÇK-së.