Arrestohet: – NË VALIXHE I GJETËN 20 ZOGJ TË GJALLË NË VEND TË RROBAVE

Një shtetas belg u arrestua në aeroportin e Limas në Peru pasi në valixhen e tij iu gjetën 20 zogj të gjallë.

54 vjeçari u përpoq ti trafikonte zogjtë duke i fshehur brenda në kuti të vogla.

Zogjtë, një lloj specie e mbrojtur do të shiteshin në Madrid kishin qëndruar disa orë brenda në kuti të mbyllur.

Burri i arrestuar të hënën rrezikon të dënohet me 5 vite burg për akuzën e trafikut të kafshëve të egra.