Arrijne bashke në Kiev krerët e katër shteteve europiane, takohen me Zelenskyn. Zbardhen zhvillimet që priten

13 PRILL 2022

Sapo kanë mbërritur në Kiev Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për bisedime me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, postoi më herët në Twitter se ai po shkonte në kryeqytetin ukrainas “me një mesazh të fortë të mbështetjes politike dhe ndihmës ushtarake”.

Presidenti letonez, Egils Levits, tha se vizita në Ukrainë kishte për qëllim të tregojë “solidaritet të plotë me popullin heroik dhe Presidentin e tyre”.

Zyra e presidentit polak, Andrzej Duda, gjithashtu postoi në Twitter për vizitën.

Takimi do të fokusohet në mënyrat për të ndihmuar civilët dhe ushtrinë në Ukrainë, si dhe me hetimet e krimeve të luftës, tha një zëdhënës i presidentit të Estonisë, Alar Karis.

Gazeta Sot