Arsim Spahiu: “Akejtë përvetësuan epopetë kombëtare të pellazgëve”.-
Arsim Spahiu: “Akejtë përvetësuan epopetë kombëtare të pellazgëve”.-
Në kohën kur maqedonasit e sotëm po përpiqen që të krijojnë një histori të cilën ata nuk e kanë, studiuesi Arsim Spahiu sjell botimin “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”.
Studimi, sipas autorit, provon se pellazgët, shumë kohë përpara helenëve, kanë pasur epopetë e tyre luftëtare dhe kombëtare, të cilat më pas akejtë i përvetësuan dhe i shndërruan në epopetë kombëtare të Greqisë.
“Këto janë hapat e parë të mitografisë shqiptare deri tani. Shumë kohë përpara se të arrinin grekët në Ballkan, janë pellazgët. Pellazgët janë të parët që kanë krijuar mitologjinë pellazgjike”, deklaron Spahiu.
Monografia vjen në vazhdën e argumenteve shkencore mbi prejardhjen pellazgo-ilire të shqiptarëve në të gjitha trevat e tyre natyrale.
“Sjell fakte, të dhëna shumë të rëndësishme mbi karakterin etnik pellazgjik të mitografisë së njohur deri tani si mitografi greke. E hedh poshtë atë, krejtësisht. Autorët e vjetër grekë dhe autorët më të njohur të sotëm pranojnë se grekët, kur kanë ardhur, kanë pasur besim në mite dhe fe të ndryshme nga ato që kanë gjetur në Pellazgji”, shton Spahiu.
Për të sjellë këtë studim, autori është bazuar mbi literaturën e autorëve francezë, amerikanë dhe australianë.