Arsyeja përse nuk duhet ti jepni kurrë lëng portokalli fëmijëve kur janë me grip ose me ftohje.
Arsyeja përse nuk duhet ti jepni kurrë lëng portokalli fëmijëve kur janë me grip ose me ftohje.
Ndryshimet e temperaturave të këtyre ditëve, sidomos ulja e menjëhershme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, jo vetëm që ju kanë shtyrë të nxirrni menjëherë rrobat e vjeshtës dhe të dimrit, por janë reflektuar menjëherë në shëndetin e shumëkujt prej jush sidomos në shtimin e rasteve të gripit dhe ftohjes tek fëmijët. Sigurisht që shpeshherë, për të mos thënë në shumicën e kohës prindërit detyrojnë fëmijët të hanë “pafund” supë shtëpie dhe të pinë çaj. Por, jo më rrallë edhe ndonjë gotë me lëng portokalli. Edhe pse lëngu i portokallit i shtypur është më i freskët dhe i shëndetshëm se lëngu i blerë, i cili ka sheqerna të shtuara, përbërës kimikë për konservimin për një periudhë sa më të gjatë, nuk është aspak ide e mirë konsumoni gjatë ditëve të trazuara të virozave. Duke qenë se portokalli bën pjesë në familjen e agrumeve, pavarësisht vlerave ushqyese që përmban, ka edhe përbërës acidikë që irritojnë mukozën e gojës dhe laringun. Nëse doni që fëmijët tuaj ta konsumojnë duhet ta shoqërojnë me mjaltë oragnik ose me pak ujë të vakët.