Art tradicional -Tatmadhi i legjendes. – Nga Jaho Brahaj
Art tradicional -Tatmadhi i legjendes.
Ne Zhulat (Gjirokaster) ruhet nje legjende, se Tatmadhi nga lartesia e shpateve te lumit te ketij fshati hodhi nje parmende qe leron token ne breg te ketij lumi. Artisti Bejo Keraj ne rinine e tij para 50 e ca viteve, e gdhendi figuren e Tamadhit ne nje siperfaqe te vogel druri, pothuajse 1 cm. katrore.
Pse e gdhendi kaq te vogel, pergjigjen na e jep vete Bejo. Ne rinine time kete figure (fytyre) ta merrnin per ndonje prift dhe pune fshati te perqeshnin, por nga ana tjeter duhej te ruhesha shume, se rrezikoja te futesha ne bllokun e ndonje hetuesi, e e dinin ato si i interpretonin pastaj.
E gdhenda ne nje furke per tjerrjen e leshit krahas edhe shume figurava te tjera simbolike. Furka mbahej nga grate dhe nuk interesohej kush, se gjithmone ato punoheshin me zbukurime gjithfarellojesh.
Bejo jeton ne Zhulat dhe gjate jetes se tij eshte shquar si mjeshter i gdhendjes se drurit, pune te tijat ruhen ne muze dhe te shperndara si dhurata ne Laberi dhe jashte atdheut.
Shenim nga: Jaho Brahaj