Arta Vorpsi bën lëvizjen e papritur, pasi sfidoi Metën duke u betuar tek noterja, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese (Foto)
Arta Vorpsi bën lëvizjen e papritur, pasi sfidoi Metën duke u betuar tek noterja, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese (Foto)
Pasi sfidoi hapur presidentin Meta duke u betuar tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka bërë lëvizjen e menjëhershme.
Teksa nuk ka humbur aspak kohë, Vorpsi iu drejtua menjëherë Gjykatës Kushtetuese dhe në fotot e publikuara në media shihet duke hyrë brenda këtij institucioni. Me shumë mundësi për të informuar Gjykatën Kushtetuese për veprimin e saj të fundit.
Anëtarja e re e Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila mori bekimin e noteres Miranda Xhemalçe theksoi se do t’i qëndrojë besnike Kushtetutës gjatë ushtrimit të kompetencës së saj.
(FOTO) Ku u betua Vorpsi, fatura dhe dokumenti noterial që iu dërguan Metës
30 minuta më parë
Arta Vorpsi u betua tek noteri. Ky ishte lajmi që habiti të gjithë mëngjesin e sotëm, pasi ajo nuk u thërrit nga Presidenti Meta për tu betuar edhe pse mori votimin në Parlament.
Lapsi.al siguron aktin noterial dhe faturën e këtij noterizimi, siç duket në fotot më poshtë.
Presidenca reagoi nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi i cili ironizoi këtë veprim të paprecedentë duke thënë që presidenti Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, ‘as tek parukierja’. ©Lapsi.al
Shenim jane dy lajme te bashkuara : Nga “Pamfleti” dhe “Lapsi Al”.