Artan Hoxha: – Duhet para e madhe, kemi zgjedhje përpara. Po e morën vesh, “artistët” e qeverisë marrin 50% të “mallit”!
7 Shtator 2022
“Shakaja eshte gjysma e te vertetes”, thote populli yne i vuajtur…
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një status në rrjetet sociale, ku tregon “një të vërtetë” përmes shakasë dhe ironisë.
Kjo e vërtetë lidhet me mënyrën se si, sipas tij, në kontenierët që vijnë në Durrës me drogë, të fshehura në banane, pagesën “e marrin ata lart” dhe në pranga përfundojnë dhjetra policë të portit.
Ndërkohë që në statusin e tij, si të përfshirë në këtë trafik ai bën dhe zyrtarë të lartë në Tiranë.
POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:Ja pra keshtu i bejne “punet e mira”, “kolumbianet e Europes”…..
Si perfaqesues i “besueshem” i Kartelit Laberia,
si fillim numerojme paret,
bejme pagesen me korrektesi,
dorezojme arkat e bananeve bosh…
dhe presim konteinerin ne Durres, plot per plot me “bereqet”
Kete radhe, nese ne portin e Durresit, na humbin 60-70 arka me banane, mos me pyesni nga e di peshen e sakte te “mallit”!!!!
E kam ngarkuar me duart e mia
Mos arrestoni kot nga 20-30 police ne port.
Policet e portit nuk dine asgje per zotin.
Pagesen e kane marre ATA lart…
Emrin e anijes dhe daten e zbarkimit nuk e them.
Ka plas spiunllek ne nivel te larte andej nga Tirana
Po e moren vesh ata “artistet” e qeverise, te marrin 50% te “mallit”
Jo per gje, por kemi zgjedhje perpara, na nevojitet para e madhe
P.S. per “grupet homologe ne detyre”, mallin e kapa me shumice, 1790 dollare per kg.
Po keni kerkesa me njoftoni sa nuk eshte vone. Se pastaj ne Durres, shkon shtrenjte pazari.
Pagesa behet sipas mundesise, mire do ishte ne Euro dhe Dollare amerikane, por pranojne dhe Pesos kolumbiane ose bitcoin
“Shakaja eshte gjysma e te vertetes”, thote populli yne i vuajtur…
Gazeta Shqiptare