Artan Hoxha nxjerr pamjet e kryeministrit Rama brenda zyrës dhe e paralajmëron: – Ke kohë deri të dielën! – Mos u tremb, ky emision është bërë për ata që kanë zemër të fortë…
Artan Hoxha nxjerr pamjet e kryeministrit Rama brenda zyrës dhe e paralajmëron: – Ke kohë deri të dielën! – Mos u tremb, ky emision është bërë për ata që kanë zemër të fortë…
23 PRILL 2021
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar kryeministrin Rama duke i publikuar një foto brenda zyrës duke parë seritë e reja të dossierit të famshëm “Xhungël”, ku autor i emisionit është vetë Hoxha.
Ai shkruan se mos trembet, se emisioni është bërë për ata që kanë zemër të fortë.
“He boss, si te duket?!
Ke nisur te shohesh “XHUNGEL” me lufte?!
Kjo eshte vetem seria e pare. Deri te dielen ne darke, qe eshte heshtje zgjedhore, ke kohe te shohesh dhe 5 serite e tjera….
Vetem mos u tut, se emisioni eshte bere per ata, qe kane zemer te forte”, shkruan Artan Hoxha.
Gazeta Sot