Artan Hoxha paralajmëron zhvillime të bujshme në Shqipëri: Do zbulohen krime pa autorë, ja çfarë i fundosi

12 PRILL 2021

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në Shqipëri.

Me depot e armëve të kapura së fundmi, Hoxha shprehet se pas ekspertizave përkatëse, mund të zbulohen krime që sot janë pa autorë.

“I dha rëndësinë e duhur kësaj sage. Do dalin edhe krime të fundit pa autorë në Tiranë”, tha Hoxha për Abc News.

Ai ka theksuar rrezikshmërinë që mund të përbëjnë personat e stërvitur në Shqipëri për të përdorur snajper, pasi sipas tij shumë lehtë mund të inkriminohen nga grupe kriminale kundrejt pagesave të majme.

“Jo më larg se sot në Vlorë është kapur një snajper tjetër. Si kanë vijuar hetimet. Snajper tjetër u gjet në jug. Snajperi i Elbasanit ndaj Ardian Çapjas. Apo snaiperi tjetër në Rrëshen ndaj Reçit. Jo kushdo mund ta bëjë. Snaiperi është një njeri i cili e ka dhunti dhe do trajnim të gjatë. Ka aftësi të veçanta”, tha Hoxha.

Gazeta Sot