Artan Hoxha ‘shtang’ Blendi Fevziun me deklaratën
11 SHKURT 2021
Gazetari i njohur Artan Hoxha duke komentuar arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, tha se shumat që të dënuarit me burgim të përjetshëm paguajnë për t’u liruar shkojnë nga 500- 1 milionë euro.
Pjesë nga biseda në “Opinion”
Hoxha: Të lirosh një të dënuar për vrasje, ne e dimë sa shkojnë pazaret. Fillojnë nga 500 mijë euro dhe shkon në 1 milion euro , tek burgimet e përjetshme
Fevziu: Kush i ka 500 mijë euro?
Hoxha: Të gjithë ata që kanë dalë nga burgu i përjetshëm i kanë.
Ad by Valueimpression
Fevziu: Si 500 mijë euro.
Hoxha: Jo 500, edhe 1 milion euro shkon në Gjykatën e Lartë.
Fevziu: E kanë bërë si bursë…
Hoxha: Sigurisht si bursë, 800 mije deri në 1 milion euro.
Gazeta Sot