Artan Hoxha zbulon ngjarjen tronditëse: – Një shqiptar u vra në një resort luksoz, e fshehën. Ndodhi në…
18 Nentor 2022
Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar ekzekutimin e një shqiptari, ngjarje që sipas tij është mbajtur e fshehtë dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të.
Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur në një resort luksoz më 17 korrik, por Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim. Ai tha se është përpjekur të marrë informacione, por ‘ata’ që kanë në pronësi resortin, nuk lejojnë të jepet e te dalë asnjë informacion në lidhje me këtë vrasje.
“Tahmë që për shtetasit e huaj mbulpohet, por ke një ngjarje tjetër, ka ndodhur në mes të korrikut, është shtetas shqiptar s’ka asnjë lloj informacioni, zero, zero. Ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resortet më luksoze të Shqipërisë.
Është shqiptar e, nuk është emigrant, as nga Gana e as nga Kenia. Por, ata që e administronin resortin nuk kanë dashur që kjo gjëja të dalë dhe nuk kanë folur. Unë jam përpjekur të flas me ekspertët mjeko-ligjore, me policinë, nuk ka asnjë lloj informacioni për të. Po them ka gjetur vdekjen me armë zjarri. Pse e them këtë gjë, që nuk ndodh vetëm për të huajt, por edhe për shqiptarët. Kjo ndodh sepse janë fuqitë madhore sipër që janë në gjendje ta bllokojnë. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe deri më sot, nuk ka asnjë lloj të dhëne në lidhje me këtë ngjarje,”- tha Hoxha.
Gazeta Shqip