Arte Figurative: – 10 milionë dollarë për Banksy-n

Nga: Besmira Pelushaj

22/10/2020

Një pikturë në vaj e artistit britanik Banksy është shitur në ankand në vlerën rekord të 10 mln dollarëve. Vepra që është një parodi e Monet tejkaloi çdo parashikim të vlerësuesve të saj.

Një pikturë e artistit britanik, Banksy është shitur në vlerën rekord të 10 milionë dollarëve. Bëhet fjalë për veprën “Show me the monet”, një parodi e një kryevepre të Claude Monet.

Ankandi u mbajt në Londër në shtëpinë “Sotheby” dhe për pikturën u zhvillua një beteje shifrash.

Ishin pesë koleksionues të vendosur për ta shtënë në dorë pikturën, të cilët bënë që gjithçka të shkonte përtej parashikimit dhe vlerësimit fillestar të veprës.

Veper eartistit britanik Banksy

Vepra në vaj, “Show me the monet”, është një risjellje moderne e klasikes së Monet, “The Water Lily Pond”.

Kjo është vlera e dytë më e madhe që ofrohet për veprat e artistit misterioz. Shitja vjen një vit pasi një pikturë e Banksyt, që paraqiste parlamentin britanik me shimpanze, kapi vlerën e rreth 13 milionë dollarëve.

Banksy vlerësohet si artisti më i suksesshëm bashkëkohor në Britaninë e Madhe, por identiteti i tij vazhdon të jetë mister.

Veprat e tij janë plot me komente politike, elemente sociale dhe janë krijuar në rrugë, mure dhe ura të qyteteve në të gjithë botën.