Arthur Tashko – piktor shqiptar tek ne i panjohur. –

 

Nga: Niko Kotherja.

I panjohur mbetet ende ne Shqiperi piktori, muzikanti dhe artisti me fame boterore Anastas Tashko, qe njihet me emrin Arthur Tashko. I lindur ne Korce, me 1901, ai ishte djali i dyte i patriotit Athanas Tashko dhe Elena Zografi dhe vella i i shquarve Koco, Aleko, Gaqo e Tefta Tashko. Me 1904 ne moshe te njome shkoi ne Egjipt, ku i ati u kujdes qe t’i jepte femijeve te tij nje kulture dhe arsimim te plote, ku pas dy vjetesh artisti i ardhshem filloi te merrte mesimet e para ne anglisht. Me 1912 u dergua ne Bejrut, ku vazhdoi mesimet ne shkollen amerikane te atjeshme. Me 1920 shkoi ne Vjene dhe u regjistrua ne Fakultetin e Arteve te Bukura. Me 1923, i thirrur nga i vellai, Koco Tashko shkoi ne Amerike, ku ndoqi mesimet ne Universitetin e Harvardit. Ne biografine e Tashkos ka shume caste interesante, mes udhetimeve te tij te shumta, aktivitetit si artist, ekspozitave, miqesive me emrat me te rendesishem boterore te artit.

foto: "Pianisti" 1964.

Ne Korcen ku ai lindi mbetet ende i pa perkujtuar, i panjohur dhe i pa vleresuar. Ai vdiq ne Bogota te Kolumbise ne vitin 1994.