Arti evropian i ka “rrënjët” në pikturat e gjetura në varret e egjiptianëve
Arti evropian i ka “rrënjët” në pikturat e gjetura në varret e egjiptianëve
Arti ka qenë pjesë e pandarë e njerëzimit që prej shekujt, ndërsa teknikat janë zhvilluar vazhdimisht, veçanërisht.
Shekujt e fundit, siç e dimë, zhvillimi i teknikave dhe ngjyrave është bërë gjithnjë e më i arrirë. Por, interesant është fakt se si janë krijuar disa piktura të gjetura në një varr të lashtë egjiptian.
Arkeologët gjetën ngjyra të ndritshme dhe fytyrat e njerëzve të pikturuara mbi dru. Pjesët u gjetën të mbuluara në mumiet egjiptiane. Hulumtuesit besojnë se këto piktura druri kanë ndikuar më vonë pikturën dhe teknikat në ikonat fetare në të gjithë Evropën.
Një gjë interesante rreth këtyre zbulimeve është se artistët që e krijuan vepra arti rreth 2.000 vjet më parë, janë mbështetur në materialet nga qytetet e largëta në pjesë të Evropës, për të krijuar portrete të gjalla të të vdekurve.
Portretet u zbuluan në një vendbanim të lashtë egjiptian të njohur si Tebturnis. Përveç një papirusi të gjetur në zonë, u gjetën edhe 15 piktura të epokës romake, të cilat u zbuluan për herë të parë nga arkeologët që nga vitin 1899.
Me zhvillimin e teknologjisë, ekspertët janë në gjendje të shohin me detaje, pigmentet, furçat dhe drurët e përdorur. Studiuesit besojnë se ngjyrat e ndritshme janë përdorur si shtresë e fundit e lyerjes së drurit, duke bërë që portretet të ishin fshehur në ngjyra të tjera.
Pigmentet e kuqe, besojnë ekspertët, kishin ardhur nga Spanja, ndërsa të tjerat janë importuar nga Keos, Greqia, ndërsa drurët nga Evropa Qendrore.