Arti i Lashte: – Fitorja me flatra e Samothrakës.
Arti i Lashte: – Fitorja me flatra e Samothrakës.
Kjo është statuja (pa kokë) e perëndeshës Nike e paganizmit helen. Nike përkthehet Fitore në gjuhën shqipe, ndërsa te romakët ajo njihej si Viktoria. Fitorja me krahë (flatra) e Samothrakës, e quajtur gjithashtu Nike e Samothrakës, është një skulpturë prej mermeri e shekullit të dytë pr.e.s e perëndeshës greke Nike (Fitore). Që prej 1884, ajo është ekspozuar në muzeun e Luvrit (Paris) dhe është një nga skulpturat më të famshme të botës.
Nike e Samothrakës, e zbuluar në 1863, llogaritet që është krijuar rreth vitit 190 pr.e.s. U krijua jo vetëm për nder të perëndeshës Nike, por për të nderuar edhe një betejë detare. Ajo përcjell një sens triumfi dhe veprimi si edhe një veshje artistike e cila me karakteristikat e saj konsiderohet nga grekët si një bukuri ideale. Për nder të Nikes greke ekzistojnë disa qytete antike me emrin e saj si Nikea, Nikaia, Nikopolis, etj.
Nga Astro Fati